Kur mund të zhvillohet revanshi i duelit të shekullit?

Dueli qindra milionësh i boksit profesionist mund të përsëritet në muajt në vijim.

Njoftimin e ka dhënë promoteri i filipanist Manny Pacquaio, Bob Arum, i cili ka thënë se janë në negociata për revansh ndaj Floyd Mayweatherit.

Pacquaio dëshiron që të penzionohet nga boksimi aktiv pas duelit të tij të ardhshëm dhe deri më tani Amir Khan dhe Terence Crawford janë përfolur si kundërshtarë të mundshëm të filipinasit në ring, mirëpo siç po duket dueli mund të jetë krejt tjetër ka shkruar sot Sky Sports.

Filipinasi kishte humbur duelin e fundit ndaj Mayweatherit dhe mendon të lë boksin gjatë vitit të ardhshëm, derisa ndeshja mund të aranzhohet për prill 2016.