Kur ëndrra të bëhet realitet: Muriqi dikur bënte tifo për klubin turk, sot u zyrtarizua te Fenerbahce

Vedat Muriqi nga sezoni i ri do të luajë për Fenerbahcen, pasi sot (7 korrik) e ka zyrtarizuar kalimin te gjiganti turk.

Edhe pse ditë më parë bëri me dije se do të qëndronte te Rizespor deri në fund të kontratës, sulmuesi shqiptar e kompletoi kalimin te skuadra tjetër nga Superliga e Turqisë.

Për ta kompletuar transferimin e yllit të Përfaqësueses së Kosovës, Fenerbahce i ka paguar 2.5 milionë euro rivalit të tyre nga liga.

Futbollisti nga Kosova në sezonin e kaluar ka shënuar 17 gola për Rizesporin, ndërsa në këtë verë e kompletoi kalimin te skuadra turke.

Por, Muriqi në të kaluarën kishte bërë tifo për Fenerbahcen, e që sot duket se ka realizuar ëndrrën e tij që të luajë në Sukru Saracoglu. /Telegrafi/