Kur do të jetë gati stadiumi i Prishtinës, tregon kreu i FFK-së

Kryetari i ri i FFK-së, Agim Ademi, në emisionin 2 me 1 në RTV 21 ka folur rreth stadiumit “Fadil Vokrri” dhe kompletimit të tij.

Ademi tha se po punohet intensivisht në përfundimin e stadiumit, derisa tregoi edhe datën kur do të bëhet ndeshja testuese e stadiumit.

“Ministria ka ngritur nivelin e punës ku është duke u punuar në dy ndërrime, derisa është shtuar ritmi i punës dhe numri i punëtorëve, në mënyrë që të punohet sa më shumë”, tha Ademi.

stadiumi-prishtines

Ai po ashtu konfirmoi se ndeshja testuese do të jetë më 28 korrik.

Kosova kësisoj në rast të kompletimit me sukses të stadiumit, mund ta luajë në Prishtinë ndeshjen e dytë të grupit të saj në Ligën e Kombeve, ndaj Ishujve Faroe më 10 shtator.