Kuqezinjtë, në orën 13:00 në Rinas

Heronjtë e Jerevanit, futbollistët kuqezi të Kombëtares sonë, rreth ores 13:00 të ditës së sotme, pritet të zbresin në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit.

Pasi kanë gëzuar natyrshëm mbrëmë në mjediset e hotelit, ku kanë qenë të akomoduar, sot më 12:00 me orën lokale të Armenisë (ora 10:00 në Tiranë), avioni ka imbarkuar në bordin e tij delegacionin shqiptar dhe Kombëtaren kuqezi për të fluturuar drejt Shqipërisë.

Pas një udhëtimi që mendohet të zgjasë rreth 3 orë, në orën 13:00, mendohet që çarteri i kuqezinjve të preki pistën e aeroportit “Nënë Tereza” të Rinasit.

Deri tani, nuk ka ndonjë axhendë për pritjen zyrtare të autoriteteve shtetërore, por e sigurtë është, që media dhe tifozët kuqezinj do të jetë të pranishëm për të pritur “heronjtë” e tyre…

shqip1