Kuqezinjtë kujtojnë 20-vjetorin e luftës heroike urbane në Gjakovë

Kuqezinjët e Jakovës kanë kujtuar 20 vjetorin e fillimit të luftës frontale në qytetin e Gjakovës ndaj okupatorit serb.

Kjo luftë frontale urbane, është e vetmja e llojit të tillë në luftën e Kosovës, përcjellë “Olle”.

Më poshtë njoftimi i Kuqezinjve.

“Sot bënë 20 vite kur djemtë e vajzat e UÇK-së filluan luftën frontale në qytetin e Gjakovës. Luftën banorët e qytetit tonë e kishin filluar shumë më heret, ishin kudo ku kishte fronte për çlirim në të gjitha zonat nga Llapi e Drenica, Pashtriku e Dukagjini në të gjitha këto treva ishin mijëra e nuk kursyen asgjë për atëdhe.

Gjakovarët u bënë pjesë në të gjitha brigadat e UÇK-së si djemtë e vajzat vullnetar në beteja, shumë ranë dëshmorë që nga fillimi i luftës e nuk u ndalen deri në fund të saj.

Këta djemë e vajza vazhduan luftën frontale në Gjakovë duke qenë lufta e vetme frontale urbane. Beteja e Çabratit i është dhënë mesazh Serbisë se në Gjakovë nuk mund te hyni si te doni.

Në betejen e Çabratit kanë dhënë jetën 21 dëshmorë të cilët ujiten me gjakun e tyre atdhedashurinë e idealin për Shqipëri të bashkume. Nderim gjithmonë veprës së dëshmorëve. Respekt për Brigaden 137 Gjakova”, thuhet në njoftim. /Gazeta Olle/