Kuqezinjtë e Jakovës në përkrahje të Shqipërisë në Elbasan sonte

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot ndeshjen e radhës kualifikuese.

Në “Elbasan Arena”, Shqipëria nga ora 20:45, do të luajë ndaj Islandës, shkruan Gazeta Olle.

Por kësaj radhe kombëtarja “kuqezi” pritet mos ta ketë përkrahjen e tifozëris nga Prishtina, Plisat.

Së paku këta të fundit nuk kanë paralajmëruar udhëtim drejt Elbasanit, siç kanë bërë pothuajse në 10 vitet e fundit.

E udhëtim kësaj radhe priten të bëjnë vetëm tifozët e Vëllaznimit të Gjakovës, Kuqezinjët e Jakovës.

Fotografia e Kuqezinjet e Jakoves