Kuqezinjtë e Jakovës gëzojnë Vëllaznimin

Kuqezinjët e Jakovës do të udhëtojnë të dielën drejt Mitrovicës, për të mbështetur Vëllaznimin e tyre.

Tifo-grupi kuqezi do të bëjë udhëtim të organizuar drejt “Riza Lushtës”, ku Vëllaznimi takohet me Trepçën ’89, përcjellë Gazeta Olle.

Kjo do të jetë ndeshja e parë në kampionat për klubin nën epokën e Agim Canës.

“Të dielën fillon sezoni pranveror me një transfertë ku do të udhëtojmë të gjithë bashkë drejt Mitrovicës.

Po fillon një epokë e re për klubin, qytetin dhe grupin tonë”, shkruajnë Kuqezinjtë mes tjerash.

28055659_1700642459993938_976559775310424113_n