Kupa e Kosovës: Nesër shorti i ndeshjeve çerekfinale

Federata e Hendbollit e Kosovës ka njoftuar lidhur me hedhjen e shortit për Kupën e Kosovës, në dy konkurrencat.

“Të martën (nesër) tërhiqet shorti për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll.

Ndeshjet çerekfinale në të dy konkurrencat luhen më 11 e 12 mars.

Shorti tërhiqet në lokalet e FHK-së me fillim nga ora 12:00 dhe transmetohet në faqen tonë zyrtare”, thuhet në njoftimin e fundit nga FHK.

Kampion aktual i Kupës së Kosovës tek meshkujt është Besa e Pejës.

Kurse, tek femrat, skuadra tjetër nga rajoni i Dukagjinit, Istogu.