Kupa e Kosovës: Do të befasoheni sa skuadra do të jenë në short sot

Sot në selinë e FFK-së nga ora 12:00 do të bëhet hedhja e shortit për rrethin e parë të Kupës së Kosovës.

Në këtë fazë të drejt pjesëmarrje kanë gjitha skuadrat e Ligës së Dytë dhe ato të Tretë.

Por siç mëson Gazeta Olle, në short priten të jenë vetëm një numër i vogël i skuadrave (7), pasi të tjerat nuk kanë pranuar të marrin pjesë në kuadër të Kupës së Kosovës, për arsye të shpenzimeve financiare për mbulimin e këtyre ndeshjeve.

Fitues i fundit i Kupës së Kosovës është kampioni aktual, Feronikeli.

Ndërsa, më së shumti trofe të fituar të këtij kompeticoni ka skuadra e Prishtinës (5)./GazetaOlle