Kupa e Konfederatave: Kështu përfundoi ndeshja Kili – Kamerun

Kombëtarja e Kilit e ka mposhtur 2:0 Kamerunin për ta nisur me fitore aventurën në Kupën e Konfederatave që po mbahet në Rusi.

Ylli i Bayern Munich, Arturo Vidal, ka shënuar në fitoren e Kilit ndaj Kamerunit, që e nisi me fitore aventurën në Kupën e Konfederatave.

Kili i fortë për Kamerunin në Kupën e Konfederatave (Video)

Mesfushori kilian realizoi në minutën e 82’të, derisa për 2:0 realizoi në fund të ndeshjes, Eduardo Vargas (90 +4), për t’ia siguruar tri pikët e para skuadrës së Juan Antonio Pizzit.

Pas kësaj fitore, Kili shkon në pozitën e parë në Grupin B me tri pikë, derisa nesër përballen Gjermania me Australinë.