Kupa e Feniksit

Feniksi nga Drenasi ka fituar për herë të dytë radhazi dhe për herë të katërt në përgjithësi, Kupën e Kosovës në futsall.

Drenicasit në finale mposhtën Liburnin e Gjakovës, 6:4, në takimin e luajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Kupën kapitenit të Feniksit, Mentor Mejzini, ia dorëzoi kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Për Feniksin ishte trofeu i nëntë në përgjithësi, që prej ekzistimit. (Gazeta Olle)