Kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës në Ligën e Evropës

Dihen skuadrat me të cilat mund të luajë Prishtina në Ligën e Evropës.

Kryeqytetasit do të përballet me skuadra të nivelit të njëjtë dhe jo si në herën e kaluar, kur u përballën me favoritët e Norrkoping nga Suedia.

Kundërshtarët e mundshëm janë kryesisht nga shtetet inferiore.

Prishtina ka koeficientin 0.250.

“Nga 14 skuadrat e grupit preliminar janë: Birkirkara e Maltës (2.750), Trakai Lituani (1.750), La Fiorita San Marino (1.750), B36 Torshavn Ishujt Faroe (1.500), Bala Toën Uells (1.000), Gzira United Maltë (0.900), Cefn Druids Uells (0.775), Sant Julia Andorrë (0.750), KI Klaksvik Ishujt Faroe (0.750), Engordany Andorrë (0.266), Prishtina (0.250), Tre Fiori San Marino (0.099) dhe dy skuadra nga Gjibraltari kampionati i të cilit vend ende është në zhvillim e sipër”, njofton Prishtina, raporton “GazetaOlle.com”.

Shorti hedhet më 12 qershor, ndërsa dy ndeshjet vajtje-ardhje zhvillohen më 28 qershor dhe 5 korrik.