Kundërshtarët e mundshëm të Feronikelit në Ligën e Kampionëve

Feronikeli në fund të qershorit do të debutojë në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Olle ju sjell disa prej kundërshtarëve të Niklit, të cilët po ashtu do të jenë pjesë e rrethit të parë kualifikues.

Kundërshtari i mundshëm dhe më i vështirë vjen nga Estonia, ku titullin po e kërkojnë Kalju dhe Levadia.

Nga Uellsi vjen Connah ose Airbus, që do të luajnë në finale të Play Offit.

Një përballje të vështirë kampionët tanë mund ta kenë më homologët nga Armenia, Alashkert që kanë siguruar vendin e parë.

Kundërshtari më i vështirë pritet të jetë Crusaders, një emër i njohur për shqiptarët, për shkak se kjo skuadër vitin e kaluar u eliminua në rrethin e dytë nga Skënderbeu i Korçës.

Në rrethin e parë, marrin pjesë edhe kampionët nga San Marino, Gjibraltari, Andorra e Ishujt Faroe, mirëpo, meqenëse kampioni i Kosovës ka keficient të ulët, atëherë do të jetë në vazon e dytë dhe do të ndeshet me skuadrat me koeficient më të mirë që vijnë nga Estonia, Irlanda e Veriut, Armenia dhe Uellsi. /Olle