Kundërshtarët e mundshëm të Barcelonës në short, katalunasit rigjejnë… Mourinhon!

Barcelona është kualifikuar në fazën tjetër në Ligën e Kampionëve nga pozita e parë në Grupin F dhe tashmë dihen skuadrat potenciale që mund t’i bien në short për fazën e eliminimit direkt.

Në fazën tjetër, Blaugranët do të luajnë ndaj njërës prej skuadrave që ka përfunduar në vend të dytë në grupin e vet.

Njëherësh, katalunasit nuk mund të luajnë kundër ekipeve spanjolle në këtë fazë, si edhe ndaj Borussia Dortmundit që ishte pjesë e grupit të tyre.

Më poshtë janë kundërshtarët e mundshëm të Barcelonës:

1. Tottenham Hotspur

2. Napoli

3. Lyoni

4. Chelsea

5. Bayer Leverkusen (nëse Atletico Madridi dështon të kualifikohet)

6. Shakhtar Donetsk, Dinamo Zagreb ose Atalanta (varësisht cila kualifikohet sonte).