Kundërpërgjigjja e Sigal Prishtinës ndaj kërcënimeve të pejanëve

Klubi i Sigal Prishtinës ka reaguar me një postim në rrjetet sociale pas kërcënimti që trajneri i saj, Marjan Ilievski dhe lojtari, Bojan Trajkovski morën nga Shqiponjat e Pejës.

Prishtinasit kanë njoftuar se do të udhëtojnë me të gjithë basketbollistët dhe trajnerin, teksa ua kanë rikujtuar pejanëve se portieri i Besës në hendboll është nga Maqedonia.

“Reagim ndaj thirrjeve qyqare për të nxitur dhunë KB SIGAL Prishtina dënon ashpër thirrjet nxitëse për dhunë të inicuar nga tifozeria “Shqiponja” ndaj një pjese të ekipit tonë.

Ju kujtojmë se disa ditë më parë në finalen e Ligës Ballkanike, po këta lojtarë ishin kyçë në arritjen historike të sportit shqiptar. Thirrjet e tilla nuk kanë të bëjnë aspak me sportin e aq më pak me ndershmërinë dhe moralin sportiv. Ekipi i cili mburri shqiptarinë ditë më parë meriton pritje kampionësh!

KB SIGAL Prishtina fton organet kompetente të merren me këtë çështje, dhe po ashtu kërkon identifikimin e personave të cilët bëjnë thirrje për dhunë në ngjarjen kryesore të basketbollit të Kosovës.

Ua rikujtojmë si kampionë ballkanik se ndeshjet fitohen me zemër e me burrëri, e jo me nxitje të dhunës e qyqarllëk.

I bëjmë apel KB Pejës të distancohet nga kjo lloj qyqarie. Ajo nuk është në traditën e shqiptarëve.

*edhe portieri i KH Besa mbron ngjyrat e një klubi shqiptar”, thuhet në njoftimin prishtinas.

 

loading...