Kumbulla shënon golin e parë në Serie A ku si titullar po luan edhe Amir Rrahmani

Hellas Verona aktualisht është duke luajtur ndeshjen ndaj Sampdorias në kuadër të Serie A.

Tashmë kur po rrjedh minuta e 25-të, rezultati qëndron 1-0 për vendasit e Veronës, shkruan Gazeta Olle.

Golin e vetëm deri më tani e ka shënuar futbollisti shqiptar, Marash Kumbulla që luan në qendër të mbrojtjes përkrah gjigantit kosovar, Amir Rrahmani.

Ky i fundit gjithashtu e ka nisur këtë takim si titullar.

Për Kumbullën është ky goli i parë në Serie A./GazetaOlle