Kukësi – Vadet Rama: Vjen vendimi zyrtar nga skuadra verilindore

Kukësi dhe mesfushori ofanziv nga Kosova, Valdet Rama janë ‘divorcuar’ edhe zyrtarisht.

Tashmë njoftimi ka ardhur nga faqja zyrtare e Kukësit, përcjell Gazeta Olle.

Rama ishte transferuar te skuadra verilindore në janar të këtij viti me të cilët fitoi Kupën e Shqipërisë dhe luajti në Ligën e Evropës.

Njoftimi: Futboll Klub Kukësi njofton mbylljen e bashkëpunimit me Valdet Ramën.

Marrëveshja mes klubit tonë dhe 31-vjeçarit ka përfunduar, pasi ish-futbollisti i kombëtares nuk ka rinovuar kontratën me nënkampionët për arsye familjare .

Edhe pse klubi ishte i gatshem që t’i plotesonte çdo kërkesë lojtarit, ishte vetë dëshira e vetë futbollistit për t’u larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Mesfushori i linjës së majtë, i ardhur te skuadra jonë gjatë merkatos së dimrit, është aktivizuar në 17 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke fituar dhe trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Klubi falenderon Valdet Ramën për kontributin e dhënë me fanelën blu dhe i uron suksese në karrierë!

#FaleminderitRama