Kukësi – Teuta mbyllet kështu, nga ora 19:00 na pret një ndeshje e fortë në Shqipëri

Kukësi e arrin fitoren e parë në kampionat. Në javën e dytë të Kategorisë Superiore, kuksianët mposhtën në stadiumin e tyre 3:0 Teutën.

Pero Pejiq realizoi dy gola kurse Bedri Greca e shënoi golin e tretë.

Kujtojmë se mesfushori nga Kosova, Besar Musolli luajti 90-minuta në këtë ndeshje, raporton Gazetaolle.com.

Në ndeshjet tjera të zhvilluara në këtë xhiro, Flamurtari e mundi 5:0 Luftëtarin, derisa Skënderbeu fitoi ndaj Korabit 2:0.

Laçi dhe Tirana i ndanë pikët duke barazuar 0:0.

Xhiroja e dytë mbyllet me ndeshjen Partizani – Vllaznia që luhet nga ora 19:00. /Olle