Kukësi shkarkon për herë të dytë Ernest Gjokën, trajneri i ri pritet të jetë Ilir Daja

Ernest Gjoka nuk është më trajner i Kukësit. Ai është shkarkuar nga kryesia e klubit pas eliminimit në fazën e parë të Ligës së Evropës.

Kukësi u eliminua nga Debresceni i Hungarisë, shkruan Gazeta Olle.

“Vendimi është marrë pas rezultateve zhgënjyese të ndeshjeve kualifikuese të Europa League. Klubi ynë trajnerit Gjoka i ka dhënë gjithë mbështetjen e mundshme, sidomos pas rikthimit të tij në krye të bankinës së skuadrës nënkampione të Shqipërisë. FK Kukësi falënderon trajnerin Gjoka për punën e bërë në krye të ekipit”, thuhet në njoftimin e Kukësit, raporton Gazeta Olle.

Kukësit kanë bërë të ditur se shumë shpejt do të emërojnë trajnerin e ri.

Në mediat shqiptare thuhet se trajner i ri pritet të jetë, Ilir Daja.