Kukësi rimerr kreun, shënon përsëri ish-sulmuesi i Dritës

Skuadra e Kukësit ka vazhduar me fitore në kampionatin shqiptar të futbollit.

Kësaj radhe, ‘viktima’ e verilindorve ishte skuadra e Lacit, të cilët i mposhtën me rezultatin 3:1, shkruan Gazeta Olle.

Golin e parë në ndeshje e shënoi ish sulmuesi i Dritës, Nwabueze në minutën e 36-të për epërsinë e Lacit.

Më pas golat për Kukësin i shënuan, Abazaj, Shkrutaj dhe Ethemi.

Në takimin e dytë të sotëm, Skënderbeu dhe Bylis, luajtën baras, 1-1.

Kështu, me fitore, Kukësi merr pozitën e parë në tabelë me një pikë më shumë se Tirana.

Kurse, kampioni aktual i Shqipërisë, Partizani mbetet 10 pikë larg liderit./Gazeta Olle