Kukësi pëlqen këta futbollistë kosovarë

Drejtuesit e skuadrës së Kukësit, ishin në Kosovë, për të ndjekur sfidën interesante, mes Feronikelit që e fitoi titullin kampion dhe Prishtinës. Gazetaolle.com mëson se kuksianët e kanë pëlqyer lojën e Ahmet Haliti (Prishtina) dhe Qemail Elshani (Feronikeli). Pritët që në ditët në vijim, lojtarët në fjalë të dëgjojnë ofertën e Kukësit.

Gjithashtu, Gazetaolle.com, zbulon se Kukësi është lëshuar në sulm edhe për sulmuesin e Besës së Pejës, Fatih Karahoda.

Ky ekip ditë më parë ka arritur marrëveshje me Përparim Islamin e Hajvalisë, derisa është në negociata edhe me Ard Limanin e Dritës.