Kukësi në listë dy trajnerë të njohur të Kosovës

Presidenti Safet Gjici ka në tavolinën e tij shumë mundësi për të shqyrtuar teksa gjatë gjithë ditës i propozohen emra të trajnerësh shqiptar dhe të huaj.

Në rastin e Mlladen Milinkoviç kampionët shpenzuan shumë ndaj do të tregohen të kujdesshëm që të evitojnë harxhime të pasuksesshme. Nga ish-trajneri Duro te tekniku i Kosovës Albert Bunjaki, Kukësi ka shumë mundësi zgjedhje.

Një alternativë ka qenë ajo e ish-trajnerit të Kosovës, Albert Bunjakit, i cili po ashtu është marrë në konsideratë nga ana e numrit një të klubit, por në fund edhe kjo mundësi ka rënë poshtë.

albertbunjaku

“Sport Ekspres” mëson se gjithçka do të vendoset deri të mërkurën. Koha në dispozicion është e vogël, pasi tekniku i ri duhet të mendojë menjëherë për organikën e skuadrës, sepse përgatitjet nisin më 4 janar.

KOZNIKU DHE DURO

Burime të besueshme të gazetës bëjnë me dije se presidenti Safet Gjici  ka një simpati për tregun kosovar dhe mundësia që trajneri i ri të jetë nga Kosova është mjaft e madhe. Gazeta mëson dhe emrin që ka simpatinë e drejtuesve të Kukësit. Bëhet fjalë për një emër të njohur si Ardian Kozniku.

50-vjeçari, i cili ka lindur në Gjakovë, ka qenë pjesë e përfaqësueses së Kroacisë dhe është një emër i mirënjohur në futbollin kroat. Gjakovari ka veshur më parë dhe fanellën e disa skuadrave të njohur në Kroaci, Francë, Austri dhe Qipro.

Kozniku

Mund të përmendim këtu skuadra si Dinamo e Zagrebit, APOEL apo dhe Hajduku i Splitit. Ish-sulmuesi ka luajtur 7 ndeshje me fanellën e Kroacisë dhe ka shënuar dhe 2 gol. Si trajner ka drejtuar vetëm skuadrën e Shkëndijës, saktësisht në sezonin 2014-2015.

Një trajner që përmbush dhe dëshirën e Gjicit për të promovuar trajnerë të rinj. Deri të mërkurën Kukësi do e ketë zgjidhur çështjen e stolit, por Kozniku duket se për momentin është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e kampionëve.

kozniku

 

Mësohet se në horizontin e Kukësit është dhe ish-trajneri Klodian Duro, i cili ka pasur sukses në radhët e verilindorëve, kjo pasi ka fituar trofeun e parë të rëndësishëm, Kupën e Shqipërisë. Ish-lojtari i Kombëtares mund të rikthehet në kampion verilindor dhe kjo gjë është tashmë në dorën e presidentit të Kukësit. Gjithsesi mbetet për t’u parë, pasi ende asgjë nuk është vendosur përfundimisht.

duroooo