Kukësi, miqësore me klub anglez

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, premton diçka tjetër për tifozët, sidomos ata që jetojnë në Angli.

Paa bërjes kampion të Shqipërisë, për herë të parë në Shqipëri, Gjici tani mendon për diasporën.

“Gjithashtu, falënderoj tifozët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës për të gjithë mbështetjen që na kanë dhënë. Në të ardhmen kemi planifikuar të luajmë një ndeshje miqësore me një skuadër angleze, në mënyrë që tifozët kuksianë në këtë shtet të kenë mundësi ta shohin nga afër skuadrën dhe trofeun e fituar”, ka thënë Gjici.

kuk

Kukësi do të luajë në Ligën e Kampionëve, por për t’u ndeshur me ndonjë skuadër angleze duhet shkuar në rrethin e katërt kualifikues për të shpresuar në short të tillë.

kukesi