Kukësi – Laçi, finalja e Kupës së Shqipërisë

Ndeshja nis me të dyja skuadrat që përpiqen të tregohen të kujdesshme dhe të kontrollojnë lojën. Pas minutës së 5-të Skënderbeu fillon sulmet e njëpasnjëshme. Latifi dhe Berisha kanë disa mundësi të mira por që nuk shfrytëzohen si duhet. Goli i avantazhit për korçarët erdhi në minutën e 15-të. Lilaj përpiqet të çajë brenda zonës dhe Musolli në përpjekje për të larguar topin e përplas në trupin e një lojtari korçar dhe topi përfundon rastësisht te Progni i cili i vetëm dhe pa portier nuk e ka të vështirë ta shtyjë drejt rrjetës.

Pas golit të shënuar,djemtë e Josës kanë edhe disa mundësi të mira por nuk i shfrytëzojnë si duhet. Kukësi reagon dhe barazon 10 minuta më vonë me të përhershmin Pejiç. Xheferson rikuperon një top në mesfushë dhe niset me shpejtësi drejt zonës, futbollisti pengohet dhe topi shkon për te Pejiç, kraoti avancon përpara dhe shamg bukur Radasin duke dalë i vetëm përballë Shehit, kroati e shmang dhe Shehin dhe më pas e dërgon topin drejt rrjetës. Barazohet rezultati dhe tashmë edhe loja fillon të luhet në mesfushë. Në barazim 1-1 mbyllen 45 minutat e para të kësaj sfide

Në pjesën e dytë nuk ka pasur shumë histori. Korçarët u përpoqën të ushtronin presion duke kërkuar vazhdimisht golin e avantazhit por ndeshën me një mbrjtje vigjilente të Kukësit të cilët dilnin vazhdimisht përpara edhe me kundërsulme. Josa provon duke hedhur në fushë edhe sulmuesit e stolit si Sefa, Stojkov apo Abazi por rezultati mbeti sërish i pandryshuar. Në fund ndeshja u mbyll 1-1 dhe kuksianët kualifikohen kështu për në finalen e Kupës duke gjetur si rival ekipin e Laçit. Ndërkohë për korçarët e gjithë vëmendja do të përqëndrohet te kampionati pasi nga Kupa u eleminuan.