Kukësi i pakënaqur me fitoren, klubi verilindor gati të dërgoj në komision arbitrin (VIDEO)

Kukesi ka fituar sot, përballë Laçit 0-1, me golin e Vesel Limajt në minuta e fundit.

Por klubi ka shumë ankesa për arbitrin e kësaj ndeshje Andi Koçin.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, klubi verilindor me një video ka demonstruar të gjitha rastet, që nuk janë akorduar për penallti në ndeshjen e sotme.

Ishin tre raste të dyshimta, të cilat klubi pretendon se ishin 11-metërsha në favor të tyre.

Kukësi bën me dije se do të bëjë një ankimim në Komisionin e Arbitrimit për gjyqtarin Andi Koçi.