Kukësi humbi “qëllimisht” 6:0 në miqësore, Prokuroria e Austrisë jep vendimin final

Kukësi nuk është i përfshirë në manipulime ndeshjesh. Prokuroria e Isnobrukut në Austri ka mbyllur hetimin ndaj kampionëve të Shqipërisë për miqësoren e luajtur gjatë verës ndaj Dinamos së Moskës me rezultatin 6-0.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht edhe nga vetë klubi verilindor me një njoftimin në faqen e saj zyrtare, ku evidenton faktin se ka marrë në dorëzim raporton për 11 futbollistët dhe dy drejtuesit që u morën në pyetje nga rajoni i policisë pranë “Hotel Butique Hein”.

Kukësi ka akuzuar se prokurorët dhe ekspertë e policisë kriminale në Vienë kanë ushtruar presion psikologjik ndaj zyrtarëve të klubit të kampionëve të Shqipërisë.

 

POSTIMI I PLOTË I KUKËSIT

FK KUKËSI, nuk është përfshirë në asnjë manipulim, apo aferë korruptive në paravendosjen , apo trukimin e ndeshjeve miqësore gjatë fazës përgatitore  në verën e këtij viti në Austri, ku ka qëndruar nga data  23 qershor deri më 13 korrik.

Ky përfundim vjen dhe pas hetimit disa mujor të Prokurorisë së Innsbruckut në Austri. Zyra e Prokurorit Publik dhe Prokurori

Mag. Florian Oberofer, dhe avokatët, kanë sjellë pranë zyrës juridike të klubit gjithë raportin e detajuar për 11 lojtarët dhe 2 drejtuesit e ekipit , që u morën në pyetje në rajonin e policisë pranë “ Hotel Butique Hein”, ku ekipi kishte mbërritur pas 6 orëve udhëtim me autobus nga Salzburgu.

Kukesi-fund-470x269

Pasi kanë marrë në pyetje pjesëtarët e ekipit dhe u janë marrë dhe telefonat, ku ekspertët e policisë kanë bërë hetimet e duhura në raport thuhet qartë se Protokollet ne Zyrën Federale të Policisë Kriminale , nuk vërtetojnë  manipulimi të qëllimshëm  lojës dhe rezultatit të saj.

Hetimi u ngrit në bazë të një padie që bëri kompania e basteve ”Sportradar “, në ndeshjen miqësore ndaj  Dinamos së Moskës, luajtur  në Jenbach, më 4 korrik 2017, ku rusët fituan  6 me 0.

Kjo vërteton katërcipërisht ato çfarë ka bërë në fakt klubi ynë gjatë përfaqësimeve në ndeshjet jashtë dhe brenda , ku ka qenë model i lojës së ndershme dhe i fair-paly. Theksojmë se dhe në një ndeshje më parë kompania tjetër “Federbet”, hodhi në media dyshime, por që më pas kërkoi ndjesë.

Kukesi-Lushnja-2

Duhet veçuar dhe një fakt tjetër se prokurorët dhe ekspertët e policisë kriminale  në Vienë , kanë ushtruar presion psikologjik dhe kanë shantazhuar pjesëtarët e ekipit tonë, për mëse 8 orë të qëndrimit në polici dhe marrjes në pyetje. Ky presion i paparë dhe i paargumentuar u bë pikërisht 2 ditë para ndeshjes në Champion League me Sherif Tiraspol në Moldavi.

Lojtarët nuk u lanë as të futen në dhoma për të lënë bagazhet dhe as për të pirë ujë , por u morën direkt nga autobusi në polici.Ne mendojmë se qëllimisht u bë kjo padi dhe nga kundërshtarë tanë me qëllim njollosjen e emrit të mirë që Kukësi ka në Shqipëri dhe Europe.

Ne falederojmë gjithë ata që na besuan dhe besojnë tek loja jonë, duke mos harruar dhe përkushtimin e drejtuesve të klubit, Ambasadorit tonë në Vienë, dhe profesionalizmin e avokatëve të çështjes. Kukësi do të vijojnë rrugën e ndershme në futboll dhe në nxjerrjen në dritë të vërtetave dhe në rrugë logjore do kërkojë dëmshpërblim moral dhe material për ata që hedhin baltë mbi djersën dhe mundin tonë.

kukesi partizani kukesi