Kukësi fiton me shije kualifikimi

Kukësi ka shënuar fitore kualifikimi ndaj Torpedos së Bjellorusisë, në rrethin e parë të Europa Ligës.

Kukësianët fituan 2:0, falë golave të shënuar nga Karioka dhe Pejiq. Të dy golat erdhën në minutën 9 të secilës pjesë.

Titullar luajti edhe mesfushori kosovar, Besar Musolli, i cili u zëvendësua në fillim të pjesë së dytë.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Bjelloruri.

Krahas Kukësit, Laçi nuk arriti të shënojë fitore si vendas ndaj Inter Bakus, me të cilët luajti 1:1.