Kukësi e pret Lapidar Lladrovcin për të nënshkruar kontratën

Fidan Gërbeshi jo, por bashkëlojtari i tij i mbrojtjes, Lapidar Lladrovci mund të nënshkruajë të shtunën (sot) me skuadrën shqiptare, Kukësi.

Burime të GazetaOlle.com bëjnë të ditur se sot drejtuesit e Kukësit janë takuar me kapitenin e skuadrës nga Drenasi, dhe parimisht kanë arritur marrëveshje, derisa drejtuesit e Kukësit do ta presin të shtunën lojtarin që të udhëtojë për ta nënshkruar kontratën.

Mirëpo, për të arritur deri këtu duhet të kalohet edhe pengesa Feronikeli, ku drejtuesit e klubit kanë deklaruar se nuk do ta lirojnë asnjë lojtarë.

Artan Berisha, drejtor i skuadrës ka konfirmuar vetëm kërkesën e Kukësit për Fidan Gërbeshin, të cilin nuk do ta lirojnë, derisa për Lladrovcin nuk kanë njohuri.

Sidoqoftë, Berisha bëri me dije se as Lladrovci dhe asnjë lojtarë tjetër nuk mund të largohen nga skuadra, pasi kanë kontratë valide me klubin. /Olle