Kukësi dhe Shkëndija mësojnë kundërshtarët në Ligën e Kampionëve

Kukësi e ka mësuar kundërshtarin për në garat evropiane.

Nën-kampioni i Superligës së Shqipërisë do të luajë ndaj Vallettas, skuadrës nga Malta.

Kukësi zuri pozitën e dytë në tabelën e Superligës së Shqipërisë, por për shkak se Skënderbeu është i dënuar, atëherë në garat evropiane Shqipëria do të përfaqësohet nga kukësianët.

Ndryshe, skuadra shqiptare, Shkëndija nga Tetova ka mësuar kundërshtarin për UEFA Champions League.

Klubi shqiptar nga Maqedonia do të luajë ndaj New Saints FC.

Skuadra e New Saints është nga Uellsi dhe ishte kampion në Premierligën e Uellsit.