Kukësi dëshpëron në Gjeorgji, rezultat i papritur

Kukësi është mposhtur me rezultat të thellë nga Torpedo Kutaisi e Gjeorgjisë.

Kukësianët u mundën 5:2 në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të Ligës së Evropës, të luajtur në Gjeorgji.

Pjesa e parë u mbyll 4:1. Besar Musolli luajti titullar për Kukësin, kurse kosovari tjetër, Donjet Shkodra u inkuadrua në minutën 63. Faton Maloku ishte në bankinë, shkruan Gazeta Olle.

kukesi