Kukësi del me njoftim zyrtar lidhur me largimin e kapitenit Shameti

Sot gjatë ditë skuadra e Kukësit ka marrur një goditje duke konfirmuar largimin nga klubi kapiteni Ylli Shameti.

Tashmë për largimin e tij ka reaguar skuadra e Kukësit me një njoftim zyrtar, shkruan GazetaOlle.

Njoftim zyrtar:

Futboll Klub Kukësi falenderon Ylli Shametin për kontributin e dhënë me fanellën tonë.

Gjatë 6 viteve me skuadrën kuksiane, ku shumicën e kohës si kapiten, qendërmbrojtësi ka qenë një nga futbollistët më profesionist në historinë e Klubit, si brenda ashtu dhe jashtë fushës së blertë.

35-vjeçari me skuadrën tonë arriti të fitonte Titullin Kampion, 2 herë Kupën e Shqipërisë si dhe Superkupën.

Në arenën ndërkombëtare ka luajtur rol kyç, pasi ka ndihmuar ekipin në kualifikimet europiane.

Me klasin dhe karakterin e tij prej lideri, ai i ka dhënë gjithmonë motiv bashkëlojtarëve, duke e çuar ekipin drejt sukseseve.

‘Mbreti’ i topave në ajër, por edhe shpesh herë autor golash, gjirokastriti do të jetë gjithmonë në zemrat dhe mëndjet e kuksianëve.

Një profesionist si Ylli Shameti do ta ketë gjithmonë derën e Klubit hapur edhe si pjesë e stafit teknik.

Fotografia e F.K Kukësi Albania