Kukësi bën goditjen e madhe, transferon futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë

Humbja ndaj Partizanit në Superkupën e Shqipërisë, e ka shkundur jo pak Kukësin që duket se ka ndërhyrë edhe njëherë në merkato.

Verilindorët po përgatisin sërish goditje ndërkohë që “VipSport.al” mëson nga burime të sigurta pranë klubit verilindor se është arritur akordi me Kristal Abazajn.

Sulmuesi, kartonin e të cilit e zotëron Anderlehti do të jetë futbollisti më i ri i Kukësit dhe pritet vetëm firma në kontratë dhe prezantimi. Gjithçka pritet të zyrtarizohet para ndeshjes me Partizanin, ndërkohë që orët në vijim mund të jenë vendimtare për të.

Abazaj flitej se kishte një akord me Tiranën, por në fakt bardheblutë nuk kanë arritur të bindin dhe të plotësojnë kushtet financiare të sulmuesit, i cili e njeh mirë futbollin në vend. Abazaj mund të vihet nën urdhrat e Shpëtim Duros shumë shpejt dhe ndoshta do të jetë i gatshëm që në ndeshjen ndaj Partizanit.