Kukaj: Gabimi ynë na kushtoj me humbje

Pas ndeshje i zhgënjyer me humbjen është shprehur mbrojtësi Liridon Kukaj.

Ky i fundit tha se goli i vetëm i Feronikelit, erdhi pas gabimit të tyre.

“Sot erdhëm këtu për të marrë së paku një pikë, mirëpo nuk ia dolëm. Golin vendimtar dhe të fitores Feronikeli e shënoi pas gabimit tonë”, u shpreh Kukaj./Olle