Kuka udhëheq kampin e madh në Xhudo në Sarajevë

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, do të udhëheqë kampin e xhudos që e organizon Federata e Xhudos e Bosnjë-Hercegovinës.

Kampi zyrtar i Bosnjës do të mbahet prej 8 deri më 10 korrik në Sarajevë.

Në kamp marrin pjesë edhe xhudistë elitarë, duke përfshirë edhe ata të ekipit të Kosovës në xhudo, që së fundi fituan tri medalje në Lojërat Evropiane në Minsk, raporton “Koha Ditore”.

Kuka si xhudist ka kaluar disa vjet në Sarajevë dhe bashkëpunimi i Federatës kosovare me atë boshnjake është shumë i mirë. Ka vite që mjeshtrit kosovar i besohet udhëheqja e kampit.