Kuka: Qeveria s’po shihet në sfond..

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka reaguar ashpër në një postim të tij në ‘Facebook’.

Kuka, ka shkruar se po hyjmë në vitin Olimpik 2020 e federatat ende me probleme e sfida të vjetra, përcjellë Gazeta Olle.

Postimi i Kukës:

Qeveria spo shihet në sfond …
Po hyjmë në Vitin Olimpik 2020 e federatat ende me problemet e sfidat e vjetra e këto shumëfish ma të komplikume në situata të tilla politike si kjo por edhe para kësaj here kishte ndodh njejtë mos më keq!
Sivjet Sportet Olimpike secili veç e veç pati sfidat e veta në Kampionate Evropiane e Botërore.
Xhudo në Evropian gjegjësisht Lojëra Evropiane e vetmja me 3 medalje
Për këtë garë e fitore kishte ceremoni dhe shpërblimet u kryen shumë shpejt!
Xhudo në Botërorin në Tokio me 3 medalje tjera prapë e vetmja Federatë Olimpike me medalje në Botërorët e mbajtur sivjet nga federatat Olimpike por kësaj radhe ska asnjë lëvizje nga Ministria sipas asaj që medalistëve ju takon me ligj!
E ende në pritje për TM4 për federatën tonë e shumë tjera.
Kështu po jepni kurajo për sukses eventual në Lojëra Olimpike për ata që janë potencial!?
Sinqerisht keq!
Ndërkohë lakmia spo len me u ba Qeveria e re që me padurim po e presim,leni pak lakminë e mendoni pak ma shumë për popull e ndërtim të shtetit!
Dhashtë Zoti të ndodh ma shpejt se po i zbehni shpresat për të ardhme më të mirë në Kosovën tonë!
Foto nga Minsku me medaljen e artë e fituar sivjet nga Majlinda për Kosovën tonë!

Fotografia e Driton Toni Kuka