Kuka nuk kalon nënkampionen e botës, mbetet në garë për të bronztën

Loriana Kuka nuk arriti të kalojë nënkampionen e botës dhe dy herë nënkampionen e Evropës, Guusje Stenhuis, në garat e xhudos në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Loriana vazhdon garën për medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Më parë, xhudistja jonë mposhti Katie Jemina Yeats Brown të Britanisë së Madhe, me shënim të artë në kategorinë -78 kilogramë.

Fotografia e Kosovo National Olympic Committee