Kuka dhe kampionet e Kosovës urojnë për ditën e pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës

Kosova sot shënon 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë si shtet.

E urim special për këtë ditë të shënuar për Kosovën ka bërë edhe trajerni i xhudos, Driton Kuka, shkruan Gazeta Olle.

Kuka, ka qenë në sallën e parlamentit të Kosovë së bashku me Majlinda Kelmendit dhe Distria Krasniqit.

“Urime Pavarësia! 12 vjet Shtet drejtpërdrejt nga Parlamenti i Republikës së Kosovës.

Kosovës i duhet unitet politik më shumë se kurrë për të mirën e vendit! Kosova mbi të gjitha”, ka shkruar Kuka në llogarinë e tij në Facebook.