Kujt i frikësohet Pep Guardiola?

Pep Guardiola e pranon se nuk do ta kenë të lehtë kundër Benficas.

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka thënë se Benfica është skuadër shumë e fortë dhe ndoshta me mbrojtjen më të fortë në Evropë.

Ai tha se ata do të synojnë fitoren, por do ta kenë shumë të vështirë.

“Jam i impresionuar me Benfican. Ndoshta ata kanë mbrojtjen më të mirë në Evropë dhe kjo do të jetë një ndeshje interesante”, tha Guardiola gjatë konferencës për media.

“Ne kemi dy ndeshje për të arritur gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe jemi të fokusuar”. /Olle