Kualifikim historik, Teuta kalon në finalen e Ligës Ballkanike

Teuta e Durrësit është kualifikohet për në finale të Ligës Ballkanike.

Bregdetarët triumfuan në gjysmë-finale ndaj bullgarëve BC Beroe, që ishin edhe pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut.

Durrsakët mundën një skuadër që ka një buxhet 10 herë më të lartë se ta dhe për herë të parë bëjnë që në finale të Ballkan Ligës të jetë një ekip shqiptar.

Ndeshja e e zhvilluar në sallën olimpike “Feti Borova” ishte spektakolare por në fund ata që festuan ishin “djemtë e detit”.

Nesër në orën 18:00 Teuta do të ndeshet në finalen e madhe me skuadrën e Maqedonisë së Veriut, KK Blokotehna. BC Beroe – Teuta 68-80 (20-20, 18-25, 22-12, 8-23). /GazetaOlle/