Ku është Besart Berisha, është edhe titulli

Besart Berisha ka arritur të shpall edhe Melbourne Victoryn kampion të Australisë.

Sulmuesi shqiptar, Besart Berisha shënoi golin e tretë në fitoren prej 3:1 kundër Central Coast Mariners, duke e ndihmuar Melbourne Victoryn që të shpallet kampion me 53 pikë, tri më shumë se vendi i dytë Sydney FC, transmeton Gazetaolle.com.

Berisha asistoi edhe te goli i parë për skuadrën e tij.

Besart Berisha e ka mbyllur kampionatin si shënuesi i dytë me 13 gola, ndërsa më parë kishte ndihmuar edhe Brisbane Roarn që të shpallet kampion.