Ku e ka mendjen Tahir Lushtaku?

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, vlerëson se skuadra e tij është brenda objektivave në këtë edicion.

Skuadra nga Skenderaj pas javës së 26-të në Raiffeisen Superligë, ndodhet në vendin e shtatë me 32 pikë, ndërkohë që është edhe në gjysmëfinale të ‘Digitalb’ Kupës së Kosovës. “Objektivi i vetëm i skuadrës është që të jemi ekip stabil në mesin e tabelës. E kam thënë edhe më herët një gjë të tillë. Besoj se jemi brenda objektivave. Nuk kemi pretendime për diçka më shumë. Jemi edhe në gjysmëfinale të Kupës dhe normalisht që e pretendojmë finalen”, ka thënë Tahir Lushtaku për sportal.al.

Drenica në ndeshjen e pësoi në Mitrovicë nga Trepça ’89 me rezultat 3:1. Lushtaku është i dëshpëruar me atë ndeshje. “Në pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë ndërsa në të dytën dështoi mbrojtja”, vlerësoi Lushtaku.

Ekipi ‘kuq e zi’ takimin e radhës e zhvillon ndaj Istogun. “Jemi duke e përgatitur ndeshjen me Istogun, por mendjen më shumë e kemi te Kupa”, përfundoi Tahir Lushtaku.