Ku do t’i luajë ndeshjet Hajvalia dhe sa ka gjasa për kualifikim?

 Tifozët e Hajvalisë vështirë se mund ta shohin skuadrën e tyre duke zhvilluar ndeshjet në Ligën e Kampionëve. Kjo, pasi skuadra e femrave, e cila i përfaqëson në Ligën e Kampionëve, do t’i luajë të gjitha ndeshjet në Qipro.

Hajvalia ndodhet në grupin e parë me Apollon Limasol të Qipros, PAOK-un e Greqisë dhe KI Klaksvik të Ishujve Faroe.

Të gjitha ndeshjet do të luhen në Qipro, pasi kampionët e këtij vendi janë përcaktuar si organizator të ndeshjeve të këtij grupi, shkruan “GazetaOlle.com”.

Takimet luhen më 23-28 gusht. Vetëm fituesi i grupit, pra vendi i parë, kualifikohet në 1/32 e finales, gjë që gjasat për kalim të grupit nga Hajvalia janë minimale. Të gjithë kundërshtarët e tyre janë kampionë të vendeve përkatëse. /Olle