Ku do të luajë në sezonin e ardhshëm heroi i Drenicës?

Sulmuesi i Drenicës, Hysen Tahiri, mund të largohet nga “Bajram Aliu” gjatë afatit kalimtar të verës, pasi që po kërkohet nga disa skuadra tjera të Superligës.

“Kam dy-tri oferta tjera dhe ende nuk kam vendosur. Një gjë të tillë do ta bëj gjatë ditëve në vazhdim”, deklaroi Tahiri për “GzetaOlle.com”.

Ai në Skenderaj po konsiderohet si hero i shpëtimit të Drenicës, pasi që shënoi në dy ndeshjet vendimtare të kuqezinjve, atë ndaj Istogut në fund të kampionatit dhe ndaj Dukagjinit në barazh.