Ku do ta vazhdojë karrierën Franck Ribery?

Futbollisti francez Franck Ribery ka disa alternativa për të ardhmen e tij.

33-vjeçari ka edhe një vit e gjysmë kontratë në Bayern Munich, por ka disa synime tjera madje ka përmendur edhe me emra se ku mund të shkojë në të ardhmen. “Gjithmonë kam luajtur në nivelin më të lartë në vitet e fundit. Jam shumë i lumtur për çfarë kam bërë këtu”, tha ai.

Kulmin ai e arriti në vitin 2013, kur fitoi Champions League-n. “Jam shumë i lumtur që rinovova me një vit, por Kina, Katari dhe Dubai janë gjithnjë alternativa. Nëse ato paguajnë mirë, pse jo? Por tani jam i lumtur me Bayernin”, ka thënë mes të tjera Ribery.

loading...

Loading...