Kthehet Prishtina, por çfarë ka ndodhur me pesë futbollistët që ishin në prova te Greuther Furth?

Pesë futbollistët e Prishtinës që iu bashkuan skuadrës së Greuther Furthit në prova, do të mbeten te ekipi gjerman edhe për një javë.

Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit të Prishtinës, që bën të ditur se bashkë me ta do të qëndrojë edhe trajneri Sami Sermaxhaj, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Lojtarët që janë në prova te Greuther Furth janë Gauthier Mankenda, Blend Baftiu, Bleon Sekiraqa, Arbër Hoxha dhe Kastriot Selmani.

Ndryshe, ekspedita prishtinase është kthyer sot nga qëndrimi pesëditor në Gjermani.

Loading...