Kthehet Ergys Kaçe

Ergys Kaçe i është rikthyer stërvitjes me PAOK-un e Selanikut.

Mesfushori shqiptar i është bashkuar grupit në përgatitjet e kësaj jave. Kaçe mungonte prej një muaji, pas dëmtimit të pësuar në kyçin e këmbës së majtë gjatë ndeshjes e Ligës së Evropës kundër Krasnodar.

Me këtë lëndim 22-vjeçari mungoi edhe në miqësoret e nëntorit ndaj Kosovës dhe Gjeorgjisë.

Ergys Kaçe duket se është në formë tani për të ndihmuar ekipin e tij dhe përfaqësuesen.

 

Këtë sezon ai ende nuk ka shënuar me PAOK-un, por me Shqipërinë realizoi ndaj Francës ne miqësoren e fituar me rezultatin 1-0 në “Elbasan Arena”.