Kthehen femrat, derbi në Mitrovicë

Pas një pauze disa mujore kthehet edhe Liga e Parë e femrave ku spikat ndeshje në mes të Mitrovicës dhe 13 Qershorit. Të dy skuadrat ndajnë pozitat dy dhe tre dhe kanë treguar rivalitet edhe në vjeshtë ndërsa në pranverë do të mëtojnë titullin e kampionit.

Derbi tjetër është edhe ai ndërmjet kaqanikaseve dhe ferizajasave të Vizionit, duke parë afërsinë e këtyre qyteteve.

Ndeshje tjetër jo e parëndësishme është edhe ajo ndërmjetë Intelektualave dhe Kosovës së Prishtinës.

Lideri Prishtina do të pushojë sikurse edhe Llapi. Orari i ndeshjeve ende nuk është vendosur.

 

Raiffeisen Liga e Parë – Java e 10-të

Intelektualet – Kosova (P)

Mitrovica – 13 Qershori

Kaqanikasja – Vizioni

Prishtina  pushon

Llapi pushon