Kryhen punimet para kohe në sallën e sporteve në Pallatin e Rinisë (VIDEO)

Kanë përfunduar punimet në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë dhe salla e sporteve është gati për aktivitetet sportive.

Me inicimin e Sigal Prishtinës dhe përkrahjen financiare të Ministrisë së Sportit, në fund të vitit të kaluar kishin nisur punimet në parketin e ri të Palestrës, për të përfunduar punimet madje para kohe, raporton KTV.

Kompania që ka kryer punimet, në krye me trajnerin e volejbollit Naser Krasniqi, kishte marrë punën më 7 dhjetor të vitit të kaluar dhe kishte afat deri më 24 janar, për ta përfunduar parketin.

Parketi i ri, është i nivelit të lartë, FIBA Level 1, çka do të thotë se përdoret për arenat e basketbollit, për ndeshjet e nivelit ndërkombëtar.

Por për t’u lëshuar në funksion, duhet një komision i Ministrisë të verifikojë punimet.

I tërë projekti për shtrimin e parketit ka kushtuar 130 mijë euro, mjete këto të financuara nga Ministria e Sportit, që përmes drejtorit të

Departamentit të sportit, Ibër Alaj, ka bërë të ditur se salla duhet të lëshohet në funksion deri javën tjetër.

Ndeshja e parë që pritet të zhvillohet në sallën e rinovuar, është ajo ndërmjet Sigal Prishtinës e Beroes nga Bullgaria, më 10 janar, në kuadër të Ligës Ballkanike.

 

 

Loading...