Kryetari i Rahovecit: Turp për tifozët e Pejës dhe Yllit, s’do të shkelin më kurrë në Rahovec

KB Peja ka fituar finalen e madhe të Kupës së Kosovës në basketboll, ku në finale mposhti ekipin nga Suhareka, Ylli.

Ishte ky triumfi i tretë pas lufte për Pejën në garën për Kupë të Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

E në Rahovec, ku u zhvillua kjo ndeshje, të pakënaqur me dy tifozërit finaliste mbeten drejtuesit e KB Rahovecit.

Gjithë kjo pasi në finale kishte ofendime ndaj qytetit të Rahovecit nga tifozërit e Yllit dhe Pejës.

Këtë gjë e ka komentuar edhe kryetari i Rahovecit, Alban Rama.

“Ne iu kemi mundësua tifozërive me ardhë, por fatkeqësisht dy tifozërit kanë ofendua një qytet të tërë të Rahovecit, dhe kush ishte në sallë ka qenë tmerr.

Ajo fyerje që iu është bërë qytetit tim, nuk e di por është dashur të ndalet loja dhe të zbrazet e gjithë palestra. Unë si kryetar i klubit të Rahovecit them se dy tifozërit si të Yllit dhe të Pejës nuk do të shkelin më në palestrën e Rahovecit së paku deri sa të jem unë kryetar i klubit”, tha Rama i ftuar në ‘Sport Show’./Gazeta Olle