Kryetari i Prizrenit shikon nga afër punimet në ‘Përparim Thaçi’

Pas rënjës nga elita skuadra e Lirisë ka rënë në ‘gjumë’.

Por kjo skuader synonë këndellje në Ligën e Parë të Kosovës.

Dje Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me stafin e tij, si dhe Kryetari i Lirisë Ilijaz Ilijazi shikuan nga afër punimet në stadiumin Përparim Thaçi, shkruan GazetaOlle.com.

Më poshtë njoftimi nga KF Liria:

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, Kryetari i Kuvendit Komunal Artan Arbrashi, Drejtori i DKRS -së Ehat Oreshka dhe Kryetari i KF Liria Ilijaz Ilijazi, dje shikuan nga afër punimet në stadiumin e qytetit të Prizrenit ‘Përparim Thaqi’ si dhe përshëndetën turneun tradicional me rastin e 141 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si dhe çlirimit të qytetit.